Kryeministri serb vizitë 3 ditore në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të qëndrojë të mërkurën në Kosovë për festat e fillim vitit të komunitetit ortodoks.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse, pa sqaruar nëse i ka lejuar një gjë të tillë.

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka sqaruar përmbajtjen e kërkesës të palës serbe, dhe as vendimin për leje-qëndrim, duke sqaruar vetëm arsyet e vizitës.

“Qeveria serbe tani duhet të marr leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Vizitat e fundit kanë të bëjnë me festat e fillim-vitit të komunitetit ortodoks”, është përgjigja e Zyrës për Informim të Ministrisë.

Katër ditë më parë, Vuçiç iu drejtua Qeverisë së Kosovës përmes një letre të hapur ku i kërkonte ndihmë për garantimin e sigurisë.

Një vit më parë, ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, pati qëndruar në Kosovë me leje nga organet shtetërore të Kosovës.

SHKARKO APP