Kryeministri serb Vuçiç sot në Kosovë, të rinjtë e Gjilanit do ta presin me flamuj kuqezi

Pas vizitës historike që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi në Beograd, është radha e homologut të tij serb, që të vizitojë trojet shqiptare.  Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe një delegacion i qeverisë së tij, kanë planifikuar sot një vizitë në Kosovë. Vuçiç, do të jetë për vizitë në Pasjan, Shtërpcë dhe Graçanicë. Ai do të shoqërohet nga Ministrat Bratislav Gashiç, Nikola Selakoviç, Nebojsha Stefanoviç, Zlatibor Lonçar, Aleksandar Vulin dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriç i cili edhe është mikpritës i vizitës së Vuçiçit. Sipas programit të vizitës, Vuçiç do të marrë pjesë në hapjen e maternitetit në Pasjan, e në Shtërpcë është paraparë takimi me përfaqësues të bashkësisë lokale. Në Graçanicë është paraparë takim me kandidatin për prefekt të Iniciativës Qytetare. “Srpska” Vladeta Kostiçin dhe me kryetarin e deritashëm të Graçanicës, Branimir Stojanoviç si dhe është paraparë të bëjë zbulimin e përmendores së mbretit Millutin. Por kjo vizitë nuk do të pritet mirë nga një grup të rinjsh në Gjilan, pasi ata kanë paralajmëruar protesta. Të rinjtë kanë bërë edhe tek qytetarët e tjerë për t’iu bashkuar tek Teatri i Qytetit të Gjilanit, dhe për të vazhduar më pas në njërën prej rrugëve periferike të qytetit, nëpër të cilën do të kalojë delegacioni nga Serbia. – “Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, ftoheni që nesër (sot) nga ora 09:00 të bashkohemi te Teatri i Qytetit, që pastaj të shkojmë në njërën rrugë periferike të Gjilanit nëpër të cilin delegacioni nga Serbia do të kalojë. Aty ne do të dalim ta presim Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç me flamuj kombëtarë e shtetërorë, me pankarta të shtetit të Republikës së Kosovës e me pankarta duke i kërkuar përgjegjësi për krimet e luftës”, thuhet në njoftimin të rinjve, që nuk e shohin si pozitive këtë vizitë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?