Kryeministri turk flet për 6 të arrestuarit në Kosovë: Veprim i drejtë

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim, e konsideron të drejtë legjitime arrestimin e gjashtë shtetastve turq në Prishtinë.

Në një konferencë për median kryeministri turk e konsideron të drejtë legjitime çdo veprim ndaj siç i quan ai “organizatave terroriste”.

“Çdo veprim kundër një organizate terroriste është një e drejtë legjitime,” tha  dje Yildirim në një konferencë për media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po për të njëjtën çështje ka folur edhe presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan. Ai ka konfirmuar se ky aksion ishte ndërmarrë në bashkëpunim të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës me atë turke, shkruan rtk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet në Kosovë arrestuan të enjten gjashtë shtetas turq, pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor Gylistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë, si dhe një mjek turk në Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?