Kryeministrja e Serbisë letër Brukselit: Rastet e Katalonjës dhe Kosovës s’mund të krahasohen

Pas referendumit në Katalonjë përmes së cilit populli i tha “po” shkëputjes nga Spanja ka reaguar kryeministrja e Serbisë.

Ajo ka thënë se presidenti dhe Qeveria serbe do t’i drejtohen Komisionit Evropian me një letër ku do shpreh qëndrimin se rasti i Katalonjas dhe Kosovës nuk mund të krahasohet dhe para se gjithash të vendosen pyetjet nëse për BE-në vlen vetëm një e drejtë ndërkombëtare, apo ekziston ndonjë e drejtë tjetër ndërkombëtare, e cila vlen për të gjitha vendet e tjera të cilat nuk janë anëtare të BE-së.

Brnabic këto komente i bëri pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ajo tha se do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do qëndrojë më 10 dhe 11 tetor, kur edhe do të dorëzojë letrën.

Brnabiç tha se letra do t’iu dërgohet shteteve që tashmë kanë njohur Kosovën si shtet, por edhe atyre shteteve, të cilat nuk ende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

 

SHKARKO APP