Kryeministrja serbe: Kurti le ta provojë padinë për gjenocid, të mos kërcënojë në takimet rajonale

Replikat me kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç dhe kryeministrit të Kosovës kanë vazhduar edhe në distancë pas përballjes në Tiranë.

Ka qenë Brnabiç ajo që ka komentuar debatin që shkëmbeu me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Brnabiç u shpreh se takimi në Tiranë ishte “shumë i stuhishëm dhe i vështirë dhe se ishte takim përgatitor për 15 qershorin në Bruksel, ku Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, lidhur me faktin që kryeministri Kurti tha se do ta padiste Serbinë për gjenocid, Brnabiç tha se Kurti është një fanatik ideologjik me pragmatizëm zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai kërcënon Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid çdo ditë. Le ta bëjë një proces gjyqësor dhe pastaj le të thotë çfarë të dojë, le ta provojë, por mos të kërcënojë, sidomos jo në takimet rajonale, sepse atëherë ai bën cirk. Fakti që tani kemi elita politike në Prishtinë, njerëz që nuk duan të flasin, është një katastrofë për të gjithë rajonin dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për presidentin më 15 qershor”, tha Bërnabiç për tha TV Prva.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?