Kryeministrja serbe mbërrin në veri të Kosovës, serbët e presin me pankarta

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, përcjell Gazeta Express.

Për ta pritur kryeministren serbe u mblodhën një numër i serbëve. Bërnabiç u prit gjithashtu nga përfaqësues të Listës Serbe me në krye Goran Rakiçin.

Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët i mbanin në duar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?