Kryeministrja serbe: Shpresojmë të mos e përdorim ushtrinë tonë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, tha se shpreson se Serbia nuk do të duhet të përdorë ushtrinë e saj, pas formimit të paralajmëruar të ushtrisë së Kosovës.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë kurrë të përdorim ushtrinë, por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse [kryeministri i Shqipërisë] Edi Rama bën thirrje për të tilla”, tha Brnabić për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Brnabić nuk e sqaroi se ku dhe kur i ka bërë Rama këto komente. Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?