Kryeministrja serbe: Të arrihet kompromisi për Kosovën

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në prag të vazhdimit të dialogut në Bruksel tha se asgjë nuk është “në tryezë” për momentin, përveç se duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

Ajo shtoi se do të dëshironte që të shkohet shpejt drejt kësaj zgjidhjeje, por shtoi se nuk e dinë se kur do të ndodhë kjo, transmeton Klan Kosova.

E pyetur nëse të premten në Bruksel në takimin e presidentit serb të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç do të flitet për një kompromis dhe çka pret nga ky takim, Bërnabiq  në një intervistë për Al-Jazeera Balkans tha: “Nuk pres ndonjë gjë në veçanti, por jam e habitur që po flasim për një kompromis, është një risi”.

SHKARKO APP