Kryeprokurori i Kosovës pozitiv me COVID-19

Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e tij, përmes një njoftimi për media. Bëhet e ditur se tashmë Lumezi është vetëizoluar.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për COVID-19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv. Nga momenti i testimit, kryeprokurori Lumezi është vetëizoluar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabilizuar dhe ai është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Gjithsej 390 persona kanë vdekur që nga përhapja e virusit në Kosovë. /REL

SHKARKO APP