Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen me një minutë heshtje për viktimat e Francës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e sotme, duke u solidarizuar me familjet e viktimave në Francë. Kryetarët e grupeve parlamentare do të diskutojnë dhe vendosin rreth kërkesës së grupit të deputetëve për organizimin e një debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionistë për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi. Sipas një njoftimi nga Kuvendit i Kosovës, shqyrtimi kësaj kërkese është paraparë në pikën e tretë të rendit të ditës. Pas mbledhjes është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.