Kryesia e PDK-së vendos: Kosova në zgjedhje të parakohshme
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së. ‘Indeksonline’ në Kosovë shkruan se vullnet i Këshillit Drejtues të PDK-së dhe grupit parlamentar të këtij subjekti është qe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Zyrtarisht asnjë nga deputetët e PDK-së nuk është deklarauar për këtë cështje.
Mbledhja e kryesisë së PDK i paraprin seancës së Kuvendit të Kosovës, e caktuar për në orën 10:00, ku në rend dite është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë “Mustafa”.
/Ora News