Kryetari i Komunës së Preshevës: Me Kosovën por pa ndarje territoresh

Në debatin ndaj idesë për ”korrigjim” të territoreve Kosovë-Serbi, kryetari i Komunës së Preveshës, Shqiprim Arifi, përkrah më së shumti planet që kjo zonë të bashkohet me Kosovën por jo një skenar i cili do të përfshinte që në këmbim, Serbisë t’i jepen pjesë të tjera të vendit.

”Një Kosovë në kufijtë aktual e pranuar prej mbi 100 shteteve të botës, është në interesin e Preshevës. Në qoftë se bazohemi në referendumin e vitit 1992, kërkesën e shqiptarëve të luginës për të pasur një autonomi territoriale politike, me të drejte bashkimi me Republikën e Kosovës, dhe në qoftë se ndërkombëtarët e mbështesin një gjë të tillë, pa shkëmbim territoresh dhe pa efekte anësore, atëherë ne jemi dakord”, ishte mesazhi I tij.

Shqiptarët e Preshevës e kanë treguar se i ngroh një ide bashkimi por në fund janë të interesuar më së pari për stabilitet. ”Çdo shkëmbim territoresh”, sipas Arifit, ”do të kishte efekte anësore dhe banorët atje do ta pësonin më shumë të tjerët”.

SHKARKO APP