Kryetarja e Kuvendit pro Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga Populli
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha më herët se ka proceduar në Kuvendi i Kosovës amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.
Osmani ka deklaruar se ky hap vjen si përgjigje ndaj, siç ka thënë ajo, dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e kreut të shtetit nga deputetët në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur amendamentet që presidenti i vendit të zgjidhet nga populli.
“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar Haxhiu.
KOHA JONË SONDAZH

