Kthehen 20 azilkërkues, thonë se do të ikin prapë
Gjermania dhe Austria kanë kthyer sot në Kosovë 20 azilkërkues. Kosovarët ishin nisur së fundi për të kërkuar azil në këto vende europiane. Disa thanë se mësuan nga kjo rrugë e disa të tjerë thonë se do të tentojnë sërish. Ata u dëbuan nga Gjermania e Austria për në vendlindje.
Dardan Kuka, i ri nga Kaçaniku thotë se do të provoj sërish të shkoj në vendet Perëndimore.
"Katër ditë kam ndejt në liri veç katër dite ja vlen. M'ka hi në kokë se edhe për qato katër ditë sa kam ndejt aty ja vlen edhe një herë me rreziku me shku', tha ai për Klan Kosova.
Thotë se nuk do e ndalë as trajtimi që iu bë nga autoritetet hungareze.
"48 orë na kanë mbajt në kafaz të qenve, ku i mbajnë qentë. Aty ka qenë garazhë që i kanë mbajtë qentë e policies", tha ai.