Kthehet trupi i pajetë i Fatonit në Kosovë, pritet të mësohet e vërteta nga autopsia

Në Kosovë përmes pikë kalimit kufitar Merdare, kaloi trupi i pajetë i Faton Hajrizit. Ai u vra më 19 korrik afër Lloznicës në Serbi pasi paraprakisht një ditë më parë ai dyshohet se kishte vrarë një polic serb. Përmes autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore do të tentohet që të hidhet dritë mbi rrethanat e vdekjes së Faton Hajrizit.

Trupi i pajetë i Hajrizit vlerësohet se nuk është ruajtur në kushte të mira nga ana e autoriteteve serbe.

Vrasja e policit serb ishte cilësuar nga autoritetet serbe si e qëllimshme dhe e përgatitur nga shteti i Kosovës. Por nga ana tjetër Qeveria e kishte vlerësuar këtë retorikë si propagandë dhe iu ishte kërkuar qytetarëve që Hajrizi të mos bëhet hero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik kur po kryente dënimin për disa vepra penale për të cilat ishte shpallur fajtor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?