Kthimi i kosovarëve nga Siria, SHBA përgëzime: Standarte të rëndësishme

SHBA-ja ka përgëzuar Kosovën për kthimin e shtetasve të tyre nga Siria, ku kanë qenë luftëtarë të ISIS-it.

Në një status të ambasadës amerikanë, shkruhet se SHBA-ja mbetet mirënjohëse mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim e qindra luftëtarëve të ISIS-it nga Kosova dhe dhjetëra vende të tjera.

Të premten gjatë mesnatës janë rikthyer në atdheun e tyre një grup qytetarësh nga Kosova, që kishin mbetur për një kohë në Siri.

Bëhet fjalë kryesisht për gra dhe fëmijë të luftëtarëve shqiptarë, që ishin përfshirë në luftërat me ISIS. Ata mbaheshin nëpër kampe në Siri dhe sollën në Prishtinë me avion nga Turqia.

Statusi i plotë

SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë. I duartrokasim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.

SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera.

SHKARKO APP