Kufijtë, delegacioni nga Kosova takim me ish-presidentin Mejdani

Ish-presidenti Rexhep Mejdani priti në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli dhe zëvendës kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Gjatë takimit u ndanë mjaft mendime mbi disa çështje të rëndësishme të procesit politik në Kosovë, por dhe ecurinë e mëtejshme të dialogut me Serbinë, në shërbim të interesave konkrete të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe jo të agjendave private politike.

Ish-Presidenti Meidani tha se në fazën e sotme, një rol parësor duhet të marrë ekipi me mandat nga kuvendi i Kosovës, nën kryesinë e z. Limaj, me përfshirjen e domosdoshme të të gjitha forcave politike të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetur në një analize të detajuar u theksua qartë se, në kushtet e krijuara, uniteti midis këtyre forcave mbetet një domosdoshmëri kombëtare, një tezë fondamentale në mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë, të vetë procesit politik në tërësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por mbi të gjitha uniteti është domosdoshmëri në ndërtimin e qëndrimeve të qarta dhe të mençura sa më rezistence ndaj ndërhyrjeve, shpesh të personalizuara, me një objektiv madhor dhe tepër sublim: fuqizimin e mëtejshëm të qeverisjes unitare demokratike, sovranitetit, shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka theksuar Meidani.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?