Kufiri i hapur me Kosovën, dyndje drejt plazheve të Shqipërisë: Jemi 30 veta ish-ushtarë të UÇK-së

Temperaturat e larta janë shoqëruar me një trafik të ngarkuar në rrugë dhe dyndje të njerëzve në bregdet këtë fundjavë të fundit të qershorit.

”Me bregdetin shqiptar nuk ndërrojmë asgjë”.

“Jemi nga Kosova. Kemi ardh për pushim. Jemi 30 veta ish-ushtarë të UÇK-së”.

“U larguam se boll kemi hek dhe duhet pak pushim. Këtu, mirë shumë, që pas lufte vijmë këtu”.

”Jemi nga Kosova. Nga Klina. Fort mirë. Plazhi shumë mirë. Fjetja, ushqimi, Fort mirë, çmimet të mira. Nuk janë aq të larta. Njësoj si vitin e kaluar. Do qëndrojmë nja 5 ditë dhe do të kthehemi sërish nga 20 gushti”.

Edhe pse me pushime në bregdet, shqiptarët e Kosovës po i ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit në shtetin e tyre. Ata janë të bindur se akuzat për krime lufte janë të paqëndrueshme dhe do të bien. ”UÇK-ja nuk ka bërë krime. Krimet, shkitë i kanë bërë dhe ne po i vuajmë sherrit të tyre. Luftuam për liri për të mbrojt trojet, shtëpitë tona. Kjo akuzë e mundon krejt Kosovën, jo vetëm ne që kemi qenë ushtarë”.

SHKARKO APP