Kufizimet nga pandemia në Kosovë/ Universitetet onlinë, të moshuarit dalin me orar

Qeveria e Kosovës do të shtojë kufizimet për të frenuar përhapjen e infeksionit koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri me dije se do të urdhërohen institucionet publike dhe private që të punojnë me personel të reduktuar.

Ndërsa personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeç do të mund të punojnë vetëm online. Qytetarët mbi 65-vjeç do të lejohet të dalin jashtë banesave nga ora 6 e mëngjesit deri në 10 dhe nga 16 e pasdites deri në orën 19.

Universitetet do të kalojnë plotësisht online. Baret dhe Restorantet nga ora 21 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit do të operojnë vetëm me shërbimin merr me vete. Në këtë orar qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura. Ministri Zemaj tha se këto masa janë të nevojshme pasi është rritur ndjeshëm niveli i përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

 

SHKARKO APP