Kujdes me Bitkoin! – Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përmes një komunikate për medie,  ka thënë se përdorimi i monedhave virtuale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veprojë si mjet pagese. Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, e më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’./Illyria

SHKARKO APP