Kujdes, pamje tronditëse nga Masakra e Reçakut! Ngjarja që “shtangu” dhe ambasadorin e OSBE: Gjëja më e tmerrshme që kam parë…

Sot janë bërë 21 vjet kur forcat ushtarake serbe kanë kryer një nga masakra më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak të Shtimes.

Ishte 15 janari i vitit 1999-së, kur në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë, që ishin të paarmatosur.

Se kjo ishte krim kundër njerëzimit, e tha edhe shefi i misionit të OSBE-së në atë kohë, William Walker.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e vështirë të gjej fjalët për të thënë diçka në lidhje më këtë. Kjo është ngjarja më e tmerrshme që kam parë, edhe pse kam qenë në shumë situata të këqija”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”, kishte deklaruar Walker.

Ai po ashtu kishte thënë “Nga ajo që pashë personalisht, nuk ngurroj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim shumë kundër njerëzimit. Ishte një skenë shumë emocionale që po ndodhte atje”.

(V) KOSOVO: MASSACRE SITE VISITED

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?