Kukan: Çështja e Trepçës të zgjidhet me dialog

E ardhmja Trepçës është çështje e rëndësishme e cila duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, mendon Eduard Kukan, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë, shkruan Koha.net.

Duke folur për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti” për bisedën që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviqin, për Trepçën, Kukan ka thënë se Stojanoviç ia ka sqaruar qëndrimin e vet, porse ka nevojë të dëgjojë edhe pozicionin e të gjithë partnerëve në mënyrë që ta ketë mendimin përfundimtar.

“Për këtë arsye tash nuk do të hyja me konkluzione finale, por kjo është një çështje e rëndësishme. Gjithsesi se duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, citon Novosti të ketë thënë Kukan.

SHKARKO APP