Kundërpërgjigjet kryeministri Haradinaj: Rama, lojë politike për t’i ikur përgjegjësisë së tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dorëzimit të padisë në prokurorinë e Kosovës, nga kryeministri Edi Rama. Në një publikim në Facebook, Haradinaj shprehet se padia e Ramës është e pabazuar dhe një diversion politik.

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore! Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”,- shkruan Haradinaj.

Mediat në Kosovë raportuan sot se kryeministri i Shqipërisë ka dorëzuar padinë ndaj Haradinaj për deklaratat kryeministri i Kosovës ka bërë ndaj Ramës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Në padi Edi Rama kërkon kompensim për dëmin që pretendon se i është shkaktuar.

Padia e Ramës mbetet një turp i madh pasi dy kryeministra shqiptarë shkojnë në gjyq kundër njeri-tjetrit.

Dhe tjetra që e rëndon padinë mbetet fakti se sot ditën e Recakut, ku u vranë dhjetra kosovarë nga serbët, bëhet publike padia e kryeministrit Rama.

SHKARKO APP