Kundërpërgjigjet kryeministri kosovar: Rexhep Qosja duhet të vejë në psikiatri

Kryeministri kosovar Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur Rexhep Qosjes, duke e akuzuar se është gënjeshtar dhe se duhet të shkojë në psikiatri.

Mustafa tha se regjimi i Milosheviçit e kishte ndjekur me padi duke e akuzuar për cënimin e integritetit territorial të ish-Jugosllavisë.

Mirëpo, ende Mustafa s’e ka thënë asnjë fjalë për kohën kur ishte pjesë e sistemit komunist dhe ministër i Rrahman Morinës.


Ja i plotë reagimi i kryeministrit kosovar:

“Rexhep Qosja, qenka tmerruar katërmbëdhjetë herë që unë jam zgjedhur Kryeministër dhe që Thaçi ma ka dorëzuar detyrën.

Herën e pesëmbëdhjetë Qosja le të shkojë te psikiatri.

Regjimi i Millosheviçit më ka ndjekur me padi penale dhe fletëarrest për cenim të integritetit territorial të ish-Jugosllavisë dhe jam detyruar të dal e të jetoj 9 vite në ekzil, e Qosjen nuk e ka prekur askush në Prishtinë.

Një gënjeshtar i madh, si Rexhep Qosja dhe vetëm një mendje e degjeneruar si e tij, mund të prodhoj vrasës, armiq, ashtu siç kanë prodhuar njerëzit e UDB-së jugosllave, e Sigurimit shqiptar.

Me këtë logjikë, Qosja kallte Shqipërinë në vitin 1997, dhe vazhdoi të sulmojë Ibrahim Rugovën e çdo bashkëpunëtor të tij.

Kur shoh se sa i tmerruar është Qosja, mburrem dy herë më shumë që unë jam Kryeministër i Republikës së Kosovës, sepse nuk kam asgjë të përbashkët me të”.

 

SHKARKO APP