Kur do të ratifikohet Demarkacioni? Ja çfarë thonë Veseli dhe Pacolli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është bindur se pas gjetjes së konsensusit me partitë shqiptare të mërkurën do të kalojë marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. “Pres të kalojë, për arsye se presin qytetarët e vendit tonë. Askush nuk ka të drejtë që t’i bllokojë qytetarët në rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Evropian, liberalizimin e vizave, forcimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Lajm i mirë është se kemi arritur një konsensus. Ka vetëm më shumë se një muaj përpjekje dhe më në fund është kurorëzuar shumë mirë dhe tani më një pjesë e opozitës dhe pozita ka një gjuhë të përbashkët në ratifikimin e marrëveshjes së shënimit të kufirit, por presim edhe reflektim nga kolegët e Lëvizjes Vetëvendosje edhe Listës Serbe, në mënyrë që ditën e mërkurë ta përfundojmë”, ka thënë ndër të tjerash kreu i Kuvendit, Kadri Veseli në një intervistë për RTV21.

Edhe pse nuk tregoi nëse i kanë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, Veseli thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët që po e kundërshtojnë ratifikimin e demarkacionit që të mërkurën ta votojnë marrëveshjen.

Ai shpreson që pas ratifikimit të marrëveshjes qytetarët mund të lëvizin lirshëm në muajin dhjetor. Por kështu nuk mendon zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, i cili thotë se nuk pret që votimi i marrëveshjes për demarkacion të bëhet në seancën e caktuar për të mërkurën e javës tjetër. Pacolli thotë se në mbledhjen e së mërkurës pritet të ketë vetëm debat derisa tregon kohën se kur pritet të marrë fund kjo çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të ishte një mrekulli nëse do të ndodhë miratimi i kësaj marrëveshje ditën e mërkurë. Unë po frikësohem se është herët. Kundër dëshirës time por unë e shoh javën e dytë të marsit si kyçe për këtë”, ka thënë Pacolli për Klan Kosova, teksa ka shtuar se pavarësisht nëse hidhet në votim javën e ardhshme apo pas dy javësh demarkacioni do të kryhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?