Kur Haga shpallte të pastër luftën e UÇK-së 18 vite më parë/ Lirimi i Fatmir Limaj dhe pritja madhështore në Kosovë
Ishte viti 2003 kur Fatmir Limaj i njohur si komandant “Çeliku” e nisi përvojën si i pari komandant i UÇK-së me gjykatat për krime lufte.
Këtë vit tribunali i Hagës ndaj Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut filloi gjykimin ndaj tyre të akuzuar për krime lufte. Limaj u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat dhe Haga vërtetoi pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi u prit me tubime festive në Kosovë, duartrokitje e brohorima.
Vetë Limaj që e deklaroi të pafajshëm plotësisht veten u prit si një çlirimtar për të dytën herë. Ndërsa jehona e luftës, masakrat e ushtrisë serbe dhe memorialët ende të freskëta nga gjaku i dëshmorëve, flamujt kuq e zi mbushën rrugët dhe sheshet.
“Shembulli më i mirë për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës është Prekazi”, do të thoshte Limaj. Festa mbushi dhe odat në shtëpinë e familjes Limaj, ku prindërit e pritën të përlotur por dhe krenarë jo vetëm se ishte biri i tij, por se pafajësia e tij, ishte kauza, ishte pafajësia e luftës së UÇK-së për çlirimin nga okupatori.