Kur Thaçi këndonte “Kush gënjen se Serbia është e vogël”

Ish– komandanti i UÇK-së, tani shef i diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kënduar këngën “Kush e thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël”, por ai nuk ka qenë i dehur, ka thënë Rada Trajkoviç për gazetën “Blic” të Beogradit.

“Ka qenë viti 2000 kur delegacioni i serbëve dhe shqiptarëve ishte në SHBA. Atëherë për herë të parë dhe të fundit e kam dëgjuar Thaçin të flasë serbisht. Ai filloi të këndojë kur hymë në Departamentin e Shtetit”, tha Trajkoviç, raporton Koha.net.

Ajo ka thënë se Thaçi nuk ka qenë i dehur “siç po përpiqen ta mbrojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të tjerët qeshën, madje edhe serbët tanë. Mua nuk më dukej qesharake sepse ato ditë nga Kosova ishte tërhequr ushtria serbe. Atëherë e humba mikun. Ai ishte një provokim i Thaçit”, thotë Rada Trajkoviç, ish– deputete e Kuvendit të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?