Kur Trepça punonte, Serbia ndërtohej

Ndërsa Serbia gërvallet në të gjitha anët për prona e investime në Kosovë, që i “kalkulon” në borxhe, të cilat kjo e fundit u dashka t’ia kthejë, madje duke pretenduar edhe territore si kompensim, ish udhëheqës të “Trepçës” kanë një listë tjetër, që Serbinë e bëjnë borxhli të madh kundruall Kosovës, raporton Koha.net.

Ja disa nga objektet e ndërtuara nga “Trepça” vetëm në territorin e Serbisë aktuale, për të cilat as ndërtuesi, as Kosova asnjëherë nuk është kompensuar.

 

Ja lista e plotë:

1. Miniera me flotacion “Rudnik” Gornji Milanovac. E integruar në Trepçë si minierë jo aktive në vitin 1963. Trepça ka investuar në riorganizimin, modernizimin dhe zgjerimin e kapacitetit të minierës si dhe në ndërtimin e flotacionit të ri, ndërkohë e privatizuar.

2. Miniera me flotacion “Lece” Medvegjë. E integruar në Trepçë si minierë jo aktive në vitin 1963. Trepça ka investuar në riorganizimin, modernizimin dhe zgjerimin e kapacitetit të minierës si dhe në ndërtimin e flotacionit të ri. E privatizuar.
3. Miniera me flotacion “Blagodat” Vranje. E integruar në Trepçë si zonë hulumtuese. Trepça ka investuar në hapjen e minierës dhe ndërtimin e flotacionit. E privatizuar.

4. Miniera e Baritit Tisovik. Trepça ka investua në infrastrukturën teknike dhe hulumtime gjeologjike. Tani me status të panjohur.

5. Miniera “Podvirovi” Bosilgrad. Trepça ka investuar në hulumtime gjeologjike, punë xeherore, hapja e horizonteve hulumtuese dhe në prodhimin provues. Tani me status të panjohur.

6. Fabrika e akumulatorëve në Sombor. Trepça në vitin 1963 e ka integruar punëtorinë (ofiçinën) për servisimin e akumulatorëve dhe pastaj ka investuar në ndërtimin e Fabrikës së akumulatorëve super modernë (për atë kohë). E privatizuar

7. Prona në Beograd:

a. Zyrat qendrore në Rr. Knez Mihajlova
b. Shitorja Zeleni Vjenac
c. Depoja Limani i Danubit
d. Përfaqësia e Industrisë Kimike
e. Përfaqësia e Famipës

8. Qendra tekniko komerciale në Nish; zyrat, shitorja, servisi dhe depoja.

SHKARKO APP