Kurti apo Haradinaj? Vuçiç flet për negociatat dhe bën vlerësimin e parë për kryeministrin e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shprehur qendrimin e tij të parë për Albin Kurtin kryeministër duke theksuar se shpreson që të ketë një bashkëpunim më të mirë se me Haradinajn.

I pyetur në lidhje me raportet me Kurtin ndërkohë që në krah kishte komisionerin e ri për zgjerimin Oliver Varheli, Vuçiç tha se janë të gatshëm për dialog, por sipas tij, dialogu kërkon dy palë të përgjegjshme.

“Ne kemi bërë lëshime si askush tjetër dhe kërkojmë që të kemi përballë një palë serioze që zbaton marrëveshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani kemi më shumë se 30 marrëveshje, të cilat nuk po zbatohen”, tha Vuçiç, ndërsa tha se bisedimet Kosovë-Serbi duhet të vijojnë dhe kjo kërkon njerez seriozë që ta bëjnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë jam jashtëzakonisht realist dhe pragmatik. Nuk pres asgjë, thjesht dua që të kem njerëz seriozë përballë”, vijoi Vuçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?