Kurti: Asosacioni Serb në Kosovë? Do lidhet me Putinin
“Nëse krijohet Asosacioni i Komunave Serbe me një popullatë shumicë serbe në Kosovë, ai menjëherë do të lidhet me Putinin. Ne nuk mund ta lejojmë këtë dhe jemi të gatshëm për të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe aktivitetet që janë të nevojshme në mënyrë për ta parandaluar”.
Kështu është shprehur lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti, duke u treguar kështu ende konseguent ndaj qëndrimit të tij kundërshtues ndaj krijimit të ASK-së.
Duke shtuar në këtë kuadër se opozita e bashkuar në Kosovë do të luftojë me të gjitha mjetet për t’u siguruar se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, duke mos e lejuar formimin e një organizmi të tillë.
“ASK do të ketë presidentin e vet, flamurin dhe simbolet, kontroll të plotë, kur është fjala për zhvillimin ekonomik në nivel lokal, planifikimin urban dhe rural, shëndetësinë, arsimin, kulturën. Ai do të ketë edhe të drejtën për të vendosur marrëdhënie diplomatike me komunitetet e tjera simotra, për shembull, me ato në Republikën e serbe, Serbi, Rusi, Bjellorusi”, mësohet të jetë shprehur gjithashtu Kurti.