Kurti: Bashkëpunim me Trump, ai ka kërkuar njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit e arritur me Serbinë vitin e kaluar e më pas ajo e Uashingtonit. Kurti tha se pret që të nënshkruhet marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit. Kryeministri u shpreh i gatshëm të punojë me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi raportet mes dy vendeve kanë gjithmonë të mira pavarësisht përkatësisë partiake të presidentit.

“Unë bëj raporte zyrtare, shtetërore, politike e kush i ka më mirë raportet me kënd nuk e di këtë punë, nuk mund ta them tani, por duhet të presim, të japim pak kohë dhe të ecim përpara. Ne punojmë me çdo administratë të SHBA pavarësisht cili kandidat fitoi i cilës parti është ai ose ajo”.

Kurti tha se bashkëpunimin e deritashëm me Shtetet e Bashkuara është i gatshëm ta zjerojë edhe më shumë në të gjitha fushat. Në një kohë kur përmendet edhe kthimi i ideve të vjetra si ai i korrigjimit të kufijve, Kurti kujtoi se qëndrimi i Trump ka qenë marrëveshja finale me njohje reciproke.

“Në një letër urimi që e pati dërguar një pararendësi para nesh, para kësaj qeverisje, po ashtu e ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore për raportet e ardhshme normale midis Kosovës dhe Serbisë”.

SHKARKO APP