Kurti: Deputetët të lënë mënjanë kalkulimet politike në këtë kohë pandemie

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se qveria e mirëpret konstatimin e Gjykatës që Kuvendi deri tani nuk ka krijuar baza të nevojshme ligjore për marrjen e masave të tjera të domosdoshme për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se jo ka rezultuar drejtpërsëdrejti nga refuzimi i deputetëve të partnerit tonë të koalicionit dhe të partive në opozitë për të proceduar projektligjin e propozuar nga kryetarja e Kuvendit lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, pengimi i punës së Kuvendit nga ana e këtyre deputetëve, ka vështirësuar dukshëm punën e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në këtë mënyrë, ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai iu bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të lënë mënjanë kalkulimet politike dhe partiake dhe të ndërmarrin hapa të duhur për të mirën e qytetarëve, sidomos në këtë kohë pandemie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?