Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi i përbashkët në Ohër
Ka nisur takimi trepalësh në Ohër mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në media janë publikuar tashmë edhe pamjet nga salla ku po mbahet ky takim trepalësh në të cilin do të diskutohet për implementimin e planit franko-gjerman.
Kryeministri Kurti në një deklaratë për mediat ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.
Kurti dhe Vuçiç fillimisht kanë zhvilluar takime të ndara me Borrell dhe Lajçak. Të dy liderët janë takuar më 27 shkurt në Bruksel ku ranë dakord për planin franko-gjerman.