Kurti dorëzon argumentet në Kushtetuese, kërkon të shpallet i pavlefshëm dekreti i Thaçit
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka dorëzuar argumentet në lidhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga presidenti Hashim Thaçi për Avdullah Hotin kryeministër.
Në një njoftim për media, thuhet se “dër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Më herët gjatë ditës, argumente u dorëzuan edhe nga presidenti Hashim Thaçi dhe nga LDK-ja.