Kurti falënderon kryetarin e Leposaviçit: Po tregon qëndresë shembullore

Kryeministri i Kosovës këtë të diel ka shprehur falënderime për kryetarin e Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi. Kurti ka thënë se Hetemi çdo ditë po merr dhjetë kërkesa për tu larguar nga zyra.

​“Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, çdo ditë merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyrës së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998).

E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, tha Albin Kurti.

SHKARKO APP