Kurti fiton 58 deputetë nga zgjedhjet, i duhen dhe 3 deputetë për forminin e qeverisë
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, për zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 58 deputetë pas përfundimit të numërimit të zgjedhjeve. Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 19 vende, ndërsa pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 deputetë.
Në vend të katërt është Lista Serbe me 10 deputetë, dhe në vend të pestë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 mandate. Matematicieni Bleron Baraliu ka bërë një skemë se si do të ndahet Kuvendi pas këtyre zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave të fituara. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41% të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 %. AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43%, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60%.