Kurti hap thesin e qeverisë: 200 milionë euro për qytetarët dhe për transportin publik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar gjatë një seance të Kuvendit se qeveria është duke përgatitur një paketë të re për të përballuar rritjen e inflacionit dhe çmimeve të naftës. Paketa e re e quajtur “Inflacioni 2.0”, do të ketë një vlerë prej 200 milionë eurosh dhe synon të zbusë ndikimin e krizës ekonomike tek qytetarët.

”Ne jemi duke përgatitur Pakon e Inflacionit 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh. Kjo është mënyra jonë për t’u përballur me inflacionin”,-deklaroi Kurti. Ai theksoi se mbështetja financiare nuk do të kufizohet vetëm në sektorë të caktuar, por do të përfshijë edhe transportin publik urban dhe ndërurban, duke e konsideruar këtë një ndihmë të rëndësishme për qytetarët në këtë periudhë sfiduese.

Kurti shtoi se çmimet e naftës dhe energjisë po përballen me luhatje të vazhdueshme, duke e bërë të lehtë kërkimin e zgjidhjeve të shpejta, por sipas tij, qeveria synon zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata. “Nuk është detyra jonë të zgjedhim rrugën më të lehtë, por atë më të drejtën dhe më të dobishmen për vendin,” u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri vlerësoi gjithashtu se efektet më të rënda të krizës globale ende nuk janë ndjerë plotësisht në Kosovë, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur mungesë furnizimi apo ndërprerje të derivateve. Ai komentoi edhe kërkesat e vazhdueshme për uljen e TVSH-së dhe akcizës për naftën, duke theksuar se, sipas tij, këto masa nuk japin ndikim të dukshëm në çmimet e produkteve të tjera. ”Në pamje të parë duket si zgjidhje e shpejtë, por në praktikë nuk sjell efekt real”,-përfundoi Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?