Kurti i mbyll derën Haradinajt: S’kemi nevojë për kompromise me eksponentë të regjimit të vjetër, populli e do të renë
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbyllur dyert për çdo bashkëpunim të mundshëm me partitë e tjera lidhur me krijimin e qeverisë së re, përfshirë edhe Haradinaj.
Deputetët që i duhen për qeverinë e re, Kurti deklaroi nga Tirana se do ti marrë nga minoritetet.
Kurti: Koalicioni parazgjedhor i bën zgjedhjet referendum.Kemi fituar në këto zgjedhje, populli e ka dashur. Do të kemi rreth 60 deputetë. Me siguri do te kemi deputetin e komunitetit egjiptas Elbert Krasniqi, deputeten e komunitetit boshnjak Emilija Rexhepi, do të kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61. Do ta kalojmë dhe numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentë të regjimit të vjetër sepse populli e do të renë, e ka bërë prerjen dhe nuk kemi ndërmend t’ja shkelim vullnetin dhe t’ja devijojmë dëshirën