Kurti i propozon Haradinajt 5 hapa për ta zgjidhur Demarkacionin

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj lidhur me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ku i kërkon ndjekjen e 5 hapave për zgjidhjen e kësaj çështje.

Kurti sugjeron fillimisht një debat parlamentar për raportin e komisionit të Bulliqit, pastaj në mënyrë diplomatike t’i kërkohet Malit të Zi që të niset një proces i ri i demarkimit.

Kreu i Vetëvendosjes nënvizon gjithashtu se nuk duhen gënjyer qytetarët që miratimi i Demarkacionit është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave, duke vlerësuar se lufta ndaj korrupsionit është më e rëndësishme.

SHKARKO APP