Kurti ja thotë troç Presidentes së KE-së: Serbia që merr fonde nga BE, po armatoset nga Rusia

Kosova ishte ndalesa e rradhës nga Presidentja e Komisionit Europian. Ajo u prit paradite nga kryeministri Albin Kurti dhe gjatë konferencës së përbashkët, ai tha se Serbia merr fonde dhe donacione nga BE, por po armatoset nga Rusia e Kina.

“Nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim, por një dakordësi të vjetër. Serbia kësaj iu përgjigj me manovra ushtarake. Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok, pas kërcënimeve serbe. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë kur Serbia merr fonde nga BE, por nuk demokratizohet dhe militarizohet nga Rusia dhe Kina”, tha ai.

Presidentja e KE-së, shprehu shqetësimin për tensionin e krijuar në Veri, ndërsa tha se është me rëndësi për Kosovës të ecë në rrugën e evropiane duke nisur nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut dhe marrëveshjeve.

SHKARKO APP