Kurti: Jemi përballë një referendumi të dytë, vendoset për të ardhmen tonë (VIDEO)
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një thirrje për qytetarët. Me anë të një video të publikuar në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt. Kurti është shprehur se tani qytetarët janë përballë një referendum të dytë, për të vendosur për të ardhmen, pas atij të vitit 1991 për pavarësinë. Sipas tij, të gjithë duhet të votojnë për të sjell një ndryshim të madh.
”Qytetarë të dashur, në vitin 1991 ne kishim referendumin për pavarësi. Atëherë dolëm Krejt dhe vendosëm drejt duke votuar masivisht për pavarësinë e vendit sepse e dinim vlerën e secilës votë. 30 vjet më vonë jemi përballë një referendumi të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë. Dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund me 14 shkurt që ta kthejmë zhvillimin e ta bëjmë progresin. Prandaj duhet të dalim të gjithë, dhe secili, për ta bërë ndryshimin e madh.#KrejtDheDrejt për numrin 127, Lëvizja Vetëvendosje”, thotë Kurti.