Kurti: Jo rastësisht të gjitha burimet ujore janë jashtë territorit shqiptar

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, u pyet edhe për pasurinë e burimeve ujore.

Hila: Ka një studim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve kur paralajmëron se në vitin 2030, beteja nuk do të jetë më hidrokarburet, por për ujërat. Kombi shqiptar, i cili nuk ka asnjë burgim ujor brenda tërësisë së vet.

Kurti: Kjo është shumë problematike. Shikoni kufijtë e Shqipërisë. Dy të tretat e Liqenit të Shkodrës janë në Mal të Zi. 80% të liqenit të Ohrit është në Maqedoni, 90% e Prespës është në Maqedoni dhe Greqi. Burimet e lumenjve kryesor ndodhen jo rastësisht jashtë kufijve të Shqipërisë. Burimi i Lumit Vjosa ndodhet në Greqi, burimi i Drinit të Zi është në Ohër dhe këtë gjë duan t’ia vazhdojnë Kosovë. Ujmani, një liqen me gjatësi 22 km në veri të Kosovë, duan të marrin Bjellohën.

E kemi në rrezik edhe liqenin e Badovsit, i cili ndodhet afër Graçanisës. Po ta kishin sajuar Zajednicën, do ta kishin sajuar Badovsin. Ata synojnë ujërat që janë të rëndësishëm jo vetëm për pije dhe bujqësi, por edhe për industri. Ne nuk mund të kemi asnjë ditë energji elektrike, paçka se kemi 14 miliardë ton linjit, pa liqenin e Limjanit, i cili bën ftohjen.

“3/4 e nxënësve në Kosovë janë analfabetë funksionalë”

Albin Kurti tha në “Arena” me Dritan Hilën se sipas raportit të Pisa në Kosovë ¾ e nxënësve në moshën 15 –vjeçare janë analfabet funksional.

Kurti: Arsimi kurrë nuk ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë nuk ka qenë më i dobët. Rezulatet e testit të Pisa treguan që ¾ e nxënësve tanë në moshën 15-vjecare janë analfabëtë funksionalë. Pra mezi arrijnë nivelin dy sa i përket shkrim leximit, sa i përket logjikës edhe shekcave natyrore.

Hila: Dmth luftuam për të mësuar shqip dhe nuk po mësojmë shqip?

Kurti: Duket që atëherë kur e kishim të ndaluar gjuhën edhe cilësia nuk na mungonte, tani që kemi mundësinë të shkollohemi në gjuhën amtare dhe në objektet dhe hapësirën publike  i kemi dhënë rëndësi sasisë në kurriz të cilësisë.

Hila: Kush e bën këtë ndërhyrje?

Kurti: Unë besoj që këtë e bën nepotizmi, e bën partizimi i arsimit e bën edhe orjentimi neoliberal.

Programi i VV për ekonominë

Deputeti i VV, Albin Kurti ka prezantuar programin ekonomik të kësaj partie. Kurti tha se kanë propozuar një bankë zhvëllimore e cila do të mbrojë prodhimin vendas.

Kurti: Ne kemi propozuar të kemi një bankë zhvëllimore e cila është e lidhur me kuvendin e Republiëks e cila do ti ketë kamatat nën 3% me periudha shumë vjecare. Kjo bankë do të jetë me një lidh për mbrojtjen e prodhimit vendas si dhe me dhënine e përparësisë së kompanive lokale në tenderimin publik. Banka zhvilliomore do të kishte një udhëheqje apartiake dhe kjo bankë do të të kombinohej me një agjencion zhvëllimore. Ne kemi nevojë për një agjenci zhvëllimore. Në të njëjtën kohë do të kishim edhe një fond sovran që do të ishte aksionar kryesor në ndërmarjet publike dhe shoqërore, pra ndërmarjet publike do ti nxjerrim nga qeveria, ndërmarrjet shoqërore do ti nxjerrim nga agjencia kosovare e privatizimit që do të sguhej dhe fondi sovran do të kishte një shef me një mandate 7 vjecar apartiak, me një bord mbikqyrës që do ti raportonte Kuvendit dhe do ta bëntë joshës investimin brenda vendit. Fondi i kurismeve të pensioneve në Kosovë është mbi 1.5 mld eur, vetëm 3,.2% invrestohet brenda vendit, gati 97 % këto para ndodhen jashtë. Banka Zhvëllimore, fondi sovran dhe  agjencia zhvëllimore do ti jepnin hov zhvillimit të vendit duke krijuar mundësinë që mërgata jonë të investonte në Kosovë.

A beson tek e majta? Kurti: Pa dyshim! Besoj tek bashkësia

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, i pyetur nëse beson tek e majta, tha përgjigjen si më poshtë:

Hila: Ju konsideroheni një lloj Tsiprasi i Kosovës. Juve besoni tek e majta?

Kurti: Pa dyshim. Unë besoj tek bashkësia. Gjendja normale njerëzore është ajo e bashkësisë. Kur njerëzit janë të përçarë dhe të vetmuar, kjo do të thotë se dikush i ka ndarë dhe përçarë për t’i sunduar. Unë nuk mund të besoj në konkurrencë pa besuar edhe në bashkëpunim. Nuk mund të besoj në rritje ekonomike pa drejtësi sociale, e cila është për sigurime shoqërore dhe taksim progresiv.

Dhe në të njëjtën kohë, unë besoj që liria duhet të jetë e shoqëruar me barazi. Liria pa barazi krijon privilegje që e shtypin demokracinë. Unë nuk besoj që mjafton liria negative pa lirinë pozitive. Liria negative si liri autoriteti dhe ndërkaq liria pozitive si liri për të qenë qytetar. Liri pozitive do të ishte arsimi.

SHKARKO APP