Kurti: Ka të arrestuar dhe dëshmi materiale për sulmin në Ibër-Lepenc

Kryeministri i Kosovës, njoftoi të shtunën se disa të dyshuar janë arrestuar dhe se janë gjetur prova materiale në lidhje me një shpërthim ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit një ditë më parë.

“Policia po zhvillon hetime, ka kryer bastisje. Ka arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e ligjit të drejtë të Kosovë”, tha Kurti për gazetarë gjatë një vizite te kanali i dëmtuar në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut.

Kurti, i cili e ka fajësuar Serbinë për përfshirje në këtë sulm, nuk tregoi sa të dyshuar janë arrestuar dhe as nuk dha hollësi për provat që tha janë gjetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët të shtunën, Policia e Kosovës tha se është duke kryer bastisje në veri të vendit në lidhje me sulmin ndaj kanalit, i cili furnizon me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është thënë saktësisht se çfarë eksplozivi është përdorur në sulmin ndaj kanalit, por ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se bëhet fjalë për “eksploziv që nuk është i lehtë për t’u gjetur në tregun e zi”./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?