Kurti: Kosova do të padisë Serbinë për gjenocid, bashkëpunim me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se do të ngrihet një padi për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Teksa prezantoi programin e tij qeverisës, Kurti u shpreh se me Serbinë në dialog synon që të shkojnë të barabartë dhe Kosova do të kërkojë që marrëveshja përfundimtare të ketë njohje reciproke. Për padinë kundër Serbisë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë, sipas ligjeve ndërkombëtare.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur dhe të barabartë me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke. Do të afrohemi dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë. Do të përgatisim padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Do të jemi të aftë për mbrojtje te integritetit dhe sovranitetit territorial, si dhe do të bëjmë mbikëqyrje demokratike dhe civile të FSK-së”.

SHKARKO APP