Kurti: Kryeministri nuk diskutohet, flasim për ministritë

Albin Kurti, në pritje të takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që mbahet të premten, ai thotë se nuk ka mbetur shumë për të diskutuar lidhur me formimin e qeverisë së ardhshme. ”Kryeministrin e ka përcaktuar populli i Kosovës më 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme. Ne këmbëngulim në harmonizimin tonë programor. Duhet të gjendet edhe një formulë për ndarjen e këtyre përgjegjësive, por unë nuk mund të flas tani se këtë e lëshoj e këtë nuk e lëshoj”.

Ai shtoi më tej se në diskutimin e Mustafën do të ketë vend edhe negociatat lidhur me postin e kreut të shtetit. ”Ne do të diskutojmë me Mustafën për postin e Presidentit, por fokusi ynë janë karriget e zbrazëta dhe ato karrige të zbrazëta janë të Kryeministrit dhe Kryetari të Kuvendit dhe unë besoj se kjo është detyrë më urgjente që kemi”.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, përjashtoi mundësinë e një koalicioni me listën serbe, pasi në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është hasur presion i madh ndaj qytetarëve dhe manipulime me votat gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit. Megjithatë konfirmoi detyrimin kushtetues që një ministër do t’i përkasë këtij komuniteti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?