Kurti letër Thaçit: Mesazhi juaj ishte kërcënues, jemi afër marrëveshjes me LDK

Mëngjesin e kësaj të hëne, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga i cili ka kërkuar që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, mirëpo, të durojë dhe të presë. Lideri i LVV ka thënë se propozimin me shkrim për mandatarin për Kryeministër, do ta dërgojnë në Presidencë porsa të jenë gati.Ai në këtë letër ka sqaruar se Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për ta neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenoj autoritetin e presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike. Në këtë letër, Kurti ka thënë se ndodhen në fazën e finalizimit të marrëveshjes më LDK-në.

SHKARKO APP