Kurti: Marrëveshja me LDK-në është afër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para takimit me liderin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, deklaroi se pas rifillimit të bisedimeve me LDK-në, proceset do të ecin shpejt, pasi që edhe ashtu marrëveshja siç tha ai është shumë afër.

Kurti tha se mundësitë janë dhe pas rifillimit të bisedimeve me LDK-në do të shkojnë proceset më shpejt.

“Mundësitë janë, dhe shpresoj që tash pasi kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes e cila edhe ashtu është shumë afër”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, Kurti dhe Mustafa sot po vazhdojnë takimin e nisur të martën për të biseduar rreth arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?