Kurti në Paris: Kosova me rritje të shpejtë në Ballkan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye po janë duke harmonizuar rregulloret me BE-në dhe po forcojmë aftësinë konkurruese dhe kapacitetin e ekonomisë sonë.
Kurti në Forumin Ekonomik të Kosovës, i cili është mbajtur në Paris, ka thënë se vitin e kaluar lidhëm fshatin e fundit me internetin me brez të gjerë, duke vendosur vendin tonë në mesin e tetë vendeve më të mira evropiane. Ai është ndalur edhe te turizmi dhe kultura, ku ka thënë se Kosova është një perlë e fshehur në sektorin e turizmit.
“Kujtoni peizazhet befasuese të trashëgimisë së UNESCO-s dhe një pasuri kulturore, ne jemi gati të mirëpresim vizitorët dhe investitorët për të përjetuar dhe zhvilluar infrastrukturën tonë turistike. Së fundmi në periferi të Prishtinës, në Ulpianë, arkeologët e vendit tonë së bashku me profesorin Christoph Goddard… kanë zbuluar nënshkrimin e ngulitur në tempullin nëntokësor të perandorit romak Justinian nga shekulli i VI-të si dhuratë që i ka bërë gruas së tij, Theodores, që dëshmon lidhjet e drejtpërdrejta të Dardanisë antike të Kosovës”, tha ai, derisa ka shtuar se Kosova është mundësi e madhe e prodhimtarisë së lehtë. Kurti theksoi se Kosova po bën investime masive në infrastrukturë nga autostradat moderne që na lidhin me Ballkanin me projekte digjitale që na sigurojnë udhëheqjen në lidhje.