Kurti: Nëse nuk e zgjedhim Presidentin, shkojmë në zgjedhje. Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëron se në rast se nuk plotësohen votat për të zgjedhur presidentin atëherë vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si kryetare të re të shtetit.
“Situata me pandeminë e COVID-19 është e rëndë, kur e kam lënë detyrën me 3 qershor të vitit të kaluar qasja jonë ka qenë ngritje fillestar edhe mbyllje graduale. Ta keni parasysh, problemet që I kemi në sektorin e energjisë janë probleme të mëdha e të trashëguara nga e kaluara, e kemi e evidentuar problemin, por s’mund ta eliminojmë shkakun pasi janë të mëdha gabimet që janë trashëguar. Është e domosdoshme që të kemi konstituimin e institucioneve dhe atë të presidentit, në mënyrë që të kemi mandatin 4 vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.
Osmani dhe partia e cila e ka kandiduar kanë kohë deri në 5 prill që të nisin procedurat për zgjedhjen e presidentes.