Kurti: Nesër ftoj LDK-në për të filluar bisedimet për qeverinë e re
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare.
Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli.
“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”. Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në.
Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin.
- LINKU I REZULTATEVE ZYRTARE TË KQZ
- PDK, Kadri Veseli: Nuk fituam. Kalojmë në opozitën
- Kreu i PSD, Shpend Ahmeti uron fituesit LDK dhe VV
- AAK: Kemi marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë
- Simpatizantët e VV-së fillojnë festën me flamujt kuq e zi
- Shqipëria drejt Brukselit nga Prishtina…
- Shqiptarët treguan se mund të bëjnë zgjedhje me standarde